Mijëra studentë nuk e dinë për momentin se ku kanë fituar dhe nëse duhet të regjistrohen apo jo diku.
Prej një orë sistemi që tregon se ku ka fituar secili student është i bllokuar duke shkaktuar një kaos total tek studentët si edhe universitetet, të cilët tashmë nuk mund të vijojnë bërjen e regjistrimit për shkak se askush tashmë nuk e di renditjen e tij në degët që ka zgjedhur.
“UAlbania” është faqja ku studentët regjistrohen për të parë më pas se në cilat degë dhe universitete ka fituar.
Secili student ka 48 orë në dispozicion për t’u regjistruar në lëndën që ka përzgjedhur, nëse nuk e bën, atëhere ai hiqet nga lista duke bërë që vija e kuqe të zbresë poshtë për të shpallur fitues studentë të tjera.
Mosfunksionimi i “UAlbania” bën që nga ky moment të mos funksionojë asgjë në lidhje me regjistrimet, ndërsa Albeu.com mëson se zyrat e regjistrimit në universitete kanë bllokuar punën në pritje të hapjes së sistemit.

