Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bllokohet rrjedhja në NordStream, gati të rinisë furnizimi me gaz

22:04 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nordstream
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazpromi rus njoftoi se rrjedhja në tre linjat e dëmtuara të tubacionit Nord Stream në Detin Balltik është ndaluar tashmë, dhe se furnizimi mund të rifillojë përmes linjës së vetme që ka mbetur e paprekur.

Në një deklaratë të tij, gjiganti rus i gazit pohoi se presioni tashmë në të tre linjat është stabilizuar dhe po punohet për zvogëlimin e rreziqeve mjedisore.

Zyrtarët europianë nisën menjëherë hetimet në momentin që u zbuluan rrjedhje të mëdha në dy tubacionet ruse të gazsjellësit Nord Stream. Gjermania, Danimarka dhe Suedia folën për sabotim. Nord Stream 1 raportoi rënie të ndjeshme presioni në të dy linjat e tij,  ndërsa Nord Stream 2 raportoi një rënie të ngjashme të mprehtë të presionit në linjën e tij ‘A’.

Megjithatë, sipas Gazpromit linja ‘B’ e Nord Stream 2 mund të eksportojë sërish gaz në Europë, nëse do të merrej një vendim për të rifilluar dërgesat. Nord Stream 1-sji ka qenë plotësisht funksional përpara se Rusia të reduktonte dhe më pas të ndalonte flukset e gazit gjatë gjashtë muajve të fundit, duke nxjerrë si shkas mospagesën në rubla ruse dhe probleme teknike.

Por Nord Stream 2 i përfunduar së fundmi nuk kishte dalë kurrë në pah duke qenë se Gjermania, në pikën ku ai prek tokën, e ngriu proçesin e autorizimit të vënies së tubacionit të shumëdiskutuar në funksion, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Dy ditë më parë, Moska e Washingtoni shkëmbyen akuza në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke akuzuar njëra-tjetrën për dëmtimin e tubacionit përmes të cilit Rusia furnizon me gaz kontinentin e vjetër. Ambasadori rus, Vassily Nebenzia e deklaroi hapur se Shtetet e Bashkuara ishin ato që përfitonin më shumë nga dëmtimi i gazsjellësit, por i dërguari i SHBA-së Richard Mills mohoi kategorikisht çdo përfshirje të SHBA-së në incident.

furnizimi gaz nordstream
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.