Rëshqitjet e dherave për shkak të motit të keq të këtyre ditëve kanë bllokuar dhe aksin rrugor Skuraj-Burrel.
Për pasojë rreth 300 automjete kanë qëndruar në radhë teksa ka nisur puna për zhbllokimin e saj.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të marrin segmentin Skuraj-Rëshen-Urakë- Burrel.


