Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin Flamur Noka, pasi ky i fundit bllokoi foltoren për disa minuta.
Debatet mes dy grupimeve të PD-së nisën që në fillim të seancës së sotme për shkak të përjashtimit nga Grupi Parlamentar të katër deputetëve, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Baçi.
Deputeti Flamur Noka, është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me këtë vendim.