Mbi 150 qytetarë që jetojnë në Itali janë bllokuar sot në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve mësohet se në post kanë mbërritur dhe policë italianë dhe nuk lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit të tyre.
Ata thonë se nuk mund të futen qytetarë nga vende të huaja në Itali, pa marrë rekomandim nga ambasada italiane, pavarësisht se kanë prerë biletën për udhëtimin. Sipas Faxweb, mësohet se të gjithë qytetarët që kërkojnë të ikin në Itali, janë rezidentë atje dhe kanë prerë biletat, por nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.
Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat. Më tej shtohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.