Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan, është bërë edhe blogeria Ina Pojani, motra e aktores Megi Pojani, ku ka rrëfyer për eksperiencën e saj në përballje me Covid-19. Ajo shprehet se ka patur dhimbje të forta kokë për disa ditë e kjo gjë e bëri të dyshojë se mund të jetë e infektuar. Ina qëndroi e izoluar për 3 javë e gjysmë dhe më pas iu rikthye jetës së saj normale.
Rudina Magjistari: Ina si ndodhi, si u infektove ti dhe çfarë simptomash kishe?
Ina Pojani: Unë nuk e kam të qartë ku e kam marrë apo kur e kam marrë. Nuk ke nga e kupton, ajo të vjen pas 3-4 ditësh e ti mund të kesh takuar shumë njerëz. Por gjithësesi edhe pjesëtarë të shoqërisë simë e kanë marrë në të njëjtën kohë, ishim të gjithë në të njëjtën fazë. Në fillim mua më ka filluar një dhimbje shumë e fortë koke.
Atë ditë më duhet të shkoja në Elbasan dhe takoj babin, ai më thotë hajde të të puth pak dhe nuk pranova sepse kisha shumë dhimbje koke dhe mendova se mos më ka zënë gjë. Pas 4 ditësh që kisha dhimbje shumë të forta koke, pata temperaturë. Temperaturë kam patur për rreth 6 ditë 37.8. Antibiotikë nuk mora.
