Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bloomberg: Tirana e transformuar. Piramida përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

13:45 / May 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
piramid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Piramida e Tiranës është tani qendra e një kryeqyteti në lulëzim.Kështu shkruan media ndërkombëtare Bloomberg për kryeqytetin shqiptar ndërsa e cilëson Piramidën si një simbol të Shqipërisë në ndryshim.Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sundoi vendin për më shumë se 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ofron pamje të qarta të qendrës së qytetit. Bloomberg shkruan se Pamja e re e rafinuar e Piramidës është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë.

Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe rikonstruksione të rrugëve, shesheve dhe periferive, Bloomberg shkruan se transformimi në kryeqytetin shqiptar nisi në vitin 2000 kur kryetar bashkie i Tiranës u zgjodh Edi Rama i cili fitoi famë për iniciativën e tij për të rilyer banesat e zymta të epokës komuniste të Tiranës Më vonë ai nisi një masterplan urban, i cili përfundimisht u bë projekti ”Tirana 2030” I cili propozonte një transformim rrënjësor të qytetit, i cili tashmë po ndryshonte me shpejtësi.

Jo shumë larg piramidës, një ish-bunker i regjimit me majë kupole që dikur përfshinte një dhomë gjumi për ministrin e fuqishëm të Brendshëm të Partisë Komuniste është transformuar në një hapësirë muzeale, me rikrijime të zyrave të përdorura nga Sigurimi, policia sekrete e regjimit.Ndërsa pranë sheshit ”Nënë Tereza”,një sërë hotelesh moderne janë ngritur mbi muzeun e zymtë arkeologjik.Në shkrim analizohet edhe kriza ekonomike në vitin 1997 kur humbjet e mëdha në skemat piramidale me rrezik të lartë shkatërruan kursimet e qytetarëve ndërsa gjithçka mori një kthesë të forte zhvillimi që nga viti 2022 ku pamja në Shqipëri ka ndryshuar rrënjësisht.

Turizmi gjithashtu është në rritje.Ndërsa këtë vit, Jared Kushner siguroi miratimin për të zhvilluar një vendpushim luksoz prej 1,4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti. Ndërsa Shqipëria përgatitet për anëtarësim në BE, piramida është sigurisht ndër projektet më të ndritura qytetare që po riformësojnë kryeqytetin e saj. Madje mund të argumentojë për një arkitekturë të re urbane që nuk është as tepër nostalgjike dhe as e shkëputur nga e kaluara në një vend tradicionalisht në kufijtë e Evropës.

ndryshim Piramida Shqiperi tirana transformimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

11:00 / November 17, 2025

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze

10:18 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025

Ministrja daneze: Shqipëria do anëtarësohet shpejt në BE

09:38 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.