Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi: Blogerët edhe në Pashaliman, Rama ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë

09:50 / August 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
300223230 398370285735900 8592540630868630021 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon qeverinë në lidhje me “blogerët” që sipas tij kanë hyrë në bazat ushtarake. Ai denoncon duke thënë se “turistët” kanë hyrë edhe në bazën e sigurtë të NATO-s në Pashaliman. “Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”,-shkruan në një postim në facebook.

Postimi i plotë

INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë! Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve! Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.

Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!
http://www.evropaelire.org/…/baza-detare…/31870027.html Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!

Tedi Blushi turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.