Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi: Më 1 shkurt mbledhim Konventën e Tiranës. Votë masive për PL dhe Metën në zgjedhje

19:38 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 43eb8a0d 4b89 4f63 aaf8 fc83963ac440 1737052119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi informon se më 1 shkurt mblidhet Konventën e Tiranës e kësaj partie dhe se me 11 maj do të kërkohet votë masive për Ilir Metën. ”Forca jonë politike ka objektivat më të qarta sepse prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë në mënyrë që të evitojmë rënien dhe katastrofën ekonomiko-financiare të narko-ekonomisë, të ekonomisë së kullave dhe të ekonomisë së parave të pista që ka ndërtuar Edi Rama.

Një ekonomi të qëndrueshme përmes reformave strukturore, të taksave të ulta, të nxitjes dhe rritjes së prodhimit në vend, të rritjes së eksporteve dhe përmirësimit të të gjithë treguesve ekonomikë për të krijuar një ekonomi të shëndetshme, konkurruese, që garanton vende pune të reja, afatgjata dhe të sigurta për qytetarët tanë, e në radhë të parë për të rinjtë dhe të rejat”,-tha Blushi.

Ai tha edhe se Partia e Lirisë është forca e parë që e çimentoi si prioritet madhor dyfishimin e pensioneve, pasi nëpërkëmbja e qëllimshme e pensionistëve nga “Rilindja” për 12 vjet ka sjellë pasoja të tmerrshme sociale e sidomos shëndetësore për ta. ”Programi ynë, tërësisht i financueshëm dhe i certifikuar, nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Parë dhe kulmon me shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajonin tonë. Ndaj vota për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën do të jetë masive, spektakolare dhe e paparë ndonjëherë sepse shqiptarët do të votojnë më 11 Maj për lirinë e tyre në radhë të parë”.

Gjatë fjalës nënvizoi edhe se Partia e Lirisë është e angazhuar që në qeverisjen e saj të ketë një ministri për diasporën, jo për të krijuar evente, por për të nxitur politika, ura komunikimi mes diasporës dhe shtetit shqiptar me qëllim që ata të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri. ”Do të krijohet zyra për diasporën në çdo ambasadë për krijimin e evenimenteve kulturore, për të ofruar mbrojtje ligjore, trajnime për riintegrimn e diasporës në vendin tonë përmes lehtësirave që do krijojmë me politikat që do të ndërmerren, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të investojnë në Shqipëri. Është koha që zëri i diasporës të dëgjohet më fort se kurrë më parë”.

Partia e Lirisë Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.