Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi: Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro, kjo vetëm për “shërbime propagande”

12:37 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi Blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon dhe akuzon Ministrinë e Financave, që sipas tij ka shpallur një tender prej 380 mijë euro, kjo vetëm për “shërbime propagane”. “Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia! Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë”,-shkruan Blushi.

Postimi i plotë

Skandali/ Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro për “shërbime propagande”, baraz me pagën e 364 profesorëve. Në kulmin e krizës ekonomike dhe të rritjes abuzive të çmimeve, kur pedagogët dhe profesorët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë për rritjen e pagave të tyre, Ministria e Financave shpall tender me vlerë 380 mijë euro për “shërbime propagande”. (37.500.000 lekë + TVSH)

Ky prokurim publik krejtësisht i panevojshëm, që ka për qëllim të qartë blerjen e heshtjes së mediave për skandalet e pafundme të Qeverisë, rrëzon përtokë pretendimin e gënjeshtërt të Edi Ramës dhe Delina Ibrahimaj se Buxheti i Shtetit nuk ka fonde për rritjen e pagave të profesorëve dhe pedagogëve.

Të shpërdorosh 380 mijë euro për propagandë mediatike në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, veçanërisht të 67% të popullsisë që jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, është një krim i shëmtuar, që nxjerr zbuluar fytyrën e vërtetë të babëzisë, hajdutërisë dhe paligjshmërisë të kësaj Qeverie.

Tenderi 380 mijë euro, baraz me rrogën e 364 profesorëve, (paga mujore e një profesori është rreth 1043 euro në muaj) duhet anuluar menjëherë! Kaloni këtë fond dhe fonde të tjera tenderash të panevojshëm, që do t’i denoncojmë një për një, për plotësimin e kërkesave të drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve!

Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia! Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë!

Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.