Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi për Bashën: Erdhi në Presidencë duke qarë, i lutej Metës

22:59 / April 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme duke thënë se kur Ilir Meta ka qenë president, Lulzim Basha ka shkuar në Presidencë dhe i ka kërkuar me lot në sy shtyrjen e zgjedhjeve.

Blushi tha në emisionin ‘Open’, se asokohe e kishte shoqëruar Bashën nga porta.

Ndër të tjera ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha po mbahet në arrest shtëpie me qëllim eliminimin e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Blushi: Në vlerësimin tim është vijim i programit për eliminimin e opozitës reale. U bë një përpjekje për të nxjerrë opozitën nga institucionet me Lulzim Bashën të mos i harrojmë krimet që ka kryer me djegien e mandateve, daljen nga pushteti vendor. Këto janë krime, nga djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Ky program i finalizua me këtë ndalim të liderit historik të PD, Sali Berishës. E mbani mend, u shtynë zgjedhjet. E kam parë Lulin me lot në sy. E kam parë në Presidencë.

Sefa: T’u dhimbs?

Blushi: E kam shoqëruar unë, pyete Lulin ‘kush të ka shoqëruar nga porta te zyra e Presidentit’. Ishte me lot në sy.

Sefa: A t’u dhimbs?

Blushi: Unë po të them një fakt, Lulin e kam marrë për dore nga porta e kam çuar te zyra e Presidentit. Ishte duke qarë, nuk po të gënjej. Dhe ka dalë duke qarë. Po të them një fakt. Luli lutej, aman shtyni zgjedhjet se do ndodhin çmendurira në këtë vend. Dhe Luli nuk mori pjesë në zgjedhje. Për këtë që po të them mbaj përgjegjësi, Lulin e kam marrë për dore nga porta.

Sefa: Kur ka qenë Lul Basha në politikë e në Presidencë ti nuk ke pasur fare lidhje me këtë punë.

Blushi: Mund të ma thuash pse Luli nuk mori pjesë në zgjedhje?  Ka hyrë duke qarë, i ulej në gjunjë Ilir Metës, aman të lutem. Nuk po të gënjej. Uroj që serverat e Presidencës të jenë funksionalë, merri dhe shikoje kryetarin tuaj që hyn duke qarë.

Sefa: Keni eksperiencë të keqe me serverat, kam hall se ua vjedhin herë pas here.

Lulzim Basha Presidence Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.