Një aksident ka ndodhur në tunelin te ish-sheshi “Shqiponja”.
Një makinë e cila kishte pësuar defekt, kishte bllokuar rrugën kryesore.
Mjeti tjetër që ndodhej mbrapa saj, për të anashkaluar përplasjen devijon me shpejtësi në korsinë tjetër të rrugës, por gjatë kësaj manovre përplaset me makinën e policisë.

