Nga protesta para kryesisë së Kuvendit, deputeti i PD-së Rithemelimit, Luçiano Boçi tha se ajo që po ndodh sot është një plan i mirëorganizuar. Për të kërkesa nga SPAK-u për heqjen e imunitetit të Sali Berishës është bërë me plan për të goditur opozitën dhe Sali Berishën.
”Ajo që po ndodh atje nuk është as rastësi, as gabim i SPAK. Është plan i detajuar dhe i aplikuar vite me radhë për të eliminuar vite me radhë demokracinë dhe vendosjen e hegjemonisë parti-shtet. Për t’i shtruar qilimin e kuq sundimit të Edi Ramës.
Lexo edhe :
Related Posts
Është qëllim për të goditur Sali Berishën. Nuk është gabim i SPAK, është bërë më vetëdije të plotë sepse SPAK do të mbjellë terror. Ajo që po ndodh atje nuk është as drejtësi, përkundrazi. Është padrejtësia më e madhe në historinë e këtij vendi. Kërkon të gjunjëzojë të vërtetën”, tha Boçi.