Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Boçi publikon VKM-në: Asnjë student ekselent nuk do të mbështetet nga shteti për studime jashtë vendit

17:46 / March 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një VKM ku thuhet se shteti shqiptar mbështet financiarisht studentët ekselentë të cilët vendosin të studiojnë jashtë shtetit për ciklin e dytë të studimeve master ose ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë

Boçi shprehet se kjo VKM përjashton maturantët të cilët duan të studiojnë ciklin e parë Bachelor në universitetet më të mira të botës edhe nëse fitojnë të drejtën për studime në Oksford apo Harvard.Sipas ish- deputetit Rama ka fobi të tmerrshme ndaj elitave prandaj kërkon t’i pajis me diploma shqiptare në universitete të dorës së dytë që të ikin më pas jashtë vendit përgjithmonë. Me këtë VKM Boçi thotë se Rama tenton të largojë përgjithmonë ata që diplomohen në Shqipëri, pasi ekselenca e tyre zbehet, talenti shuhet dhe investimi i tyre zerohet.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë.
Sipas VKM 160, 19. 02. 2020 për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës.
VKM 483, 16. 07. 2014 që i jepte këtë drejtë studentëve rrëzohet.
Kjo do të thotë që maturantët që aplikojnë sivjet në këto universitetete, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.
Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore.
Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim.
Rama dhe Besa nuk duan.Fobia e tyre për elitat është e tmerrshme.
Pallavrat e Paktit për Universitetin e pakteve të tjera, janë thjesht mashtrime.
Investimi disavjeçar i studentëve dhe familjeve, talenti i tyre përçmohet dhe zhvlerësohet kështu sa hap e mbyll sytë, me një të rënë të lapsit, duke i mohuar studentëve një të drejtë kushtetuese.Në pamundësi financiare, tani ata do detyrohen të zgjedhin universitete të dorës së dytë, ose diploma shqiptare që i nxisin të degdisen më pas jashtë vendit përgjithmonë.Ekselenca e tyre zhbëhet.
Talenti i tyre shuhet përgjithmonë.Investimi i tyre zerohet.
Ne shdërrohemi në vendin ekzemplar vrasës serial të elitave.
Rama largon përgjithmonë ata që diplomohen këtu.
Rama nxit të braktiset ky vend nga të rinjtë e të gjitha profesioneve.
Rama përze pa kthim më të mirët, duke i mohuar mbështetjen.
Rama dhe qeverisja e tij po e vrasin çdo ditë këtë vend.
Shqipëria po fiket…
Largimi i regjimit të pabesëve dhe kushtetutshkelësve është kryefjala e ditës!

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/2548965102013994

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.