Bojken Lako është në një lidhje prej vitesh me këngëtaren Semi Jaupaj. Ata të dy janë një ndër çiftet më rrok të showbiz-it shqiptar. Mirëpo si të gjithë, edhe Semi me Bojkenin kanë kaluar vështirësi. Në pamje të parë, mendohet nga diferenca prej 18 vitesh në moshë, por kjo gjë nuk ka ndikuar.
Vetë Bojkeni i ftuar në ‘Thumb’ në lidhje me diferencën në moshë që ekziston mes të dyve u shpreh:-
“Kemi një rrugë komunikimi shumë të natyrshme. Unë gjej defekte te vetja me sjelljen time në fillim sepse kam kaluar në faza shumë agresive. Mbase edhe nga alkooli ndonjëherë, sepse njeriu duhet të jetë i qetë kur gjykon. Unë kam ardhur nga një stad tjetër edhe përsa i përket shoqërisë. Familjarët e Semit kanë qenë shumë të hapur që kjo marrëdhënie është shumë normale, sepse është ajo motoja: Kur ka dashuri nuk ka moshë”, ka thënë Bojkeni.

