Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga qeveria apo kryeministri pas takimit të një dite më parë të kreut të FSHF-së, Armand Duka me kreun e qeverisë Edi Rama.
Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se ditën e hënë Liga do të mblidhet sërish në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.
Njoftimi i Ligës:
Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.
Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020
