Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bojni: Jemi të vendosur t’u shërbejmë 21.617 pensionistëve në Qarkun e Dibrës, nuk merrem me ish deputetët (Foto)

15:44 / April 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Altin Bojni, drejtor i Filialit të Postës Mat, filial që mbulon edhe degët Dibër, Bulqizë e Klos ka nisur që dje punën për shpëndarjen e pensioneve për 21.617 pensionistë. Postierët po trokasin në çdo banesë të pensionistëve në qytetet Burrel, Klos, Bulqizë e Peshkopi. Brenda dy ditëve janë shpërndarë afro 3894 pensione.

Bojni tha se jemi të vendosur t’u shërbejmë 8081 pensionistëve në Dibër, 5342 në Bulqizë, 5807 në Mat dhe 2387 pensionistëve në bashkinë e Klosit.

Para nisjes së punës postierët janë pajisur nga Posta Shqiptare me mjete mbrojtëse, doreza, maska e dezinfektantë. Po ashtu ata janë porositur t’u thonë të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi sepse çdo shërbim do t’u afrohet nga bashkitë, posta dhe strukturat e tjera në shtëpi. Postierët po punojnë me orar të zgjatur, nga ora 08.00-18.00.

“Kemi marrë shumë falenderime nga pensionistët e Dibrës, Matit e Bulqizës, thotë Bojni. Postierët po punojnë me përkushtim dhe korrektësi maksimale. E kemi nisur punën nga qytetet për të vijuar në çdo fshat të Qarkut Dibër. Deri tani nuk kemi patur asnjë ankesë. Postierët i kemi porositur të mbajnë distancë dhe të kenë me vete në çdo moment mjetet mbrojtëse, pra të mbrohen nga infektimi i mundshëm nga Covid 19.”

I pyetur nga Tirananews.al në lidhje me akuzat e ish deputetit të PD-së  Xhemal Gjunkshi drejtori i Filalit Mat tha se asgjë nuk është e vërtetë dhe se nuk merret me ish deputetët që nxijnë gjithçka në këto ditë të vështira.

3 2
4 1
91597626 680253022779858 3198680827886043136 n
2 2

altin bojni Diber pensionisteve sherbejme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.