Dueli mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev, të cilët duelonin për brezin WBC “Youth Intercontinental”, në ringun e improvizuar në ”Air Albania”, ka prodhuar momente paniku.
Boksieri shqiptar Amarildo Vraja ka pësuar një dëmtim të rëndë pas përballjes me kundërshtarin bullgar.
Ai ka përfunduar në mes të ringut pa ndjenja, ndërsa është përmendur pak çaste me vonë.