Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Boksieri shqiptar Florian Marku shpallet kampion i botës për Federatën IBF, mposht rumunin

20:27 / September 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
florian marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në duelin që u zhvillua për plot 10 raunde.

Marku dhe Prodan u përballen në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një duel mjaft interesant.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “Walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

Ky duel ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qe në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy boksieret.

Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.

Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të barazoje atë në pjesën e dytë të raundit.

Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.

Raundi i gjashtë ishte i bukur dhe aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.

Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.

Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.

Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.

Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.

Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

florian marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.