Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Boll u fshehe pas fustanit të grave dhe të mamit”/ Blushi 5 pyetje për Ramën: Kush është spiuni N.L?

20:34 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdfgdfg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijojnë replikat mbi debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti Ilir Meta.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, duke e akuzuar atë se i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.

“PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1⃣– Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2⃣– Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3⃣– Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4⃣– A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

– Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e ‘Radio Lojës’?”

Po ashtu, Blushi hedh poshtë pretendimet e Ramës që kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, është propozuar nga vetë ish-presidenti Meta.

“Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.  Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.  Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara. Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.  Ka shumë gjëra që kanë çmim.  Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.  Djali i Netës i di shaka këto.  Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi! BOLL U FSHEHE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!”

Meta Rama Sigurimi i Shtetit Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.