Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë!

22:01 / March 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carlo bollino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që mund të pasojnë në kampin opozitës, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë në Report Tv, Bollino tha se me vendimin e sotëm, Berisha ka humbur çdo mundësi për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, e ndërsa vuri theksin “i fituar” në këtë mes ka dalë Ilir Meta. Për Bollinon, tani më Meta, është më i fortë përballë Sali Berishës aq sa edhe mund ta kushtëzojë në veprime.

“Berisha e ka humbur prap kontrollin e PD, me siguri nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, jo me logo të vet. Topi kalon në duar të Ilir Metës, i cili jo rastësisht dje nxitoi të regjistronte Partinë e Lirisë në KQZ. Berisha mund të bëjë rekurs për 5 ditë në Gjykatën e Lartë, edhe nëse Berisha bën rekursin dhe Gjykata e Lartë me shpejtësi merr vendimin, gjykata ka 2 opsione, ose rrëzon “Apelin” dhe detyron që të marrë vendim pra jo t kaloj ënë shkallë të parë, ose e konfirmon dhe e kthen në shkallë të parë, në të dyja opsionet vula mbetet në dorë të Alibeajt. Kështu që të hënën, PD e Enkelejd Alibeajt brenda të hënës regjistrohet në KQZ dhe për 10 ditë mund të krijojë koalicion, me formulën që e ka bërë zgjedhjet e kaluarsBerisha nuk ka asnjë mundësi për të marrë pjesë me logo edhe komisionerët do të jenë të ndarë mes Partisë socialiste me 2 komisionerëve dhe PD e Enkelejd Alibeajt dhe ajo që mbetet mund të marrë koalicioni me forcën kryesore që mbetet Ilir Meta. Ne e dimë që Berisha nuk do të garojë me logon e vet në zgjedhje. Kjo mund të jetë thikë me 2 presa, me shumë gjasa PD shkon atje e dobësuar, me një bazë që do votojë kundër PD, dhe kjo do favorizojë kandidatët socialistë që mund të fitojnë më kollaj se sa me një koalicion të bashkuar. Kjo do të dëmtojë më shumë imazhin e PD. Çështja e vulës ka përfunduar për zgjedhjet e 14 majit, por për zgjedhjet e përgjithshme ai ka mundësi që gjykata mund të vendosë pro tij. Kjo është arsyeja pse revolucioni nuk bëhet në formë të dhunshme sepse ka kuptuar që ka një shpresë, por jo për këto zgjedhje. Ka një hipotezë të bashkimit të PD me Ilir Metën, dhe Berishën pa vulë, po është hipotetike. Ai është i zoti i shtëpisë që duhet të ftojë brenda Sali Berishës, si e ka bërë në 6 mars, por në një rang më të madh se sot po diskutohet për 61 bashki, Meta ka një forcë shumë më të madhe nga sa ka pasur më parë, se mund ta kushtëzojë, duke thënë se “jap kandidatin, por këshillat bashkiak i marr unë”. Ai mund të marrë kontrollin e Bashkisë, edhe pse kandidati është i Berishës por Këshilli Bashkiak është i tiji”, tha botuesi.

Berisha Carlo Bollino dobet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.