Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bollino: Rezoluta pro amerikane në Kuvend hipokrizi e Berishës për ta përdorur si forcë

23:53 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carlo bollino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Carlo Bollino tha se rezoluta pro amerikane në Kuvend është hipokrizi e Sali Berishës për ta përdorur si forcë në kah të tij. I ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story, ai theksoi se përfaqëson një pjesë shumë të vogël, që nuk mjafton për të fituar në vend.

“Rezoluta proamerikane në Kuvend është një hipokrizi e Berishës për ta përdorur si forcë. Elektorati gri nuk e do një njeri si Berisha. Berisha përfaqëson një pjesë shumë të vogël, që nuk mjafton për të fituar. Deri tani, Berisha nuk ka bashkuar, vetëm ka përçarë. Mos harrojmë se presim një vendim të Gjykatës se Apelit, që mund të rrëzojë Kuvendin e 30 prillit. Në KQZ pranohet vetëm një parti që njihet ligjërisht”, tha Bollino.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar. Berisha e avancoi lëvizjen për marrjen nën kontroll të PD duke zgjedhur një Këshill të ri Kombëtarë të PD-s, me disa afrime të reja por duke lënë jashtë kritikët dhe mbështetësit e Bashës.

Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Vokshi,  sugjeron se tashmë kemi të bëjmë me një PD,  më të hapur duke rikthye në këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar, Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.

Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës në PD , u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në këshill.

Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.

Berisha bollino Rezoluta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.