Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bomba” e UEFA-s: Si u trukua Kukësi-Kastrioti 3-1, u vendosën baste për humbjen e…

15:20 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kukesi kastrioti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Bombë” nga UEFA, dy klube të tjera të Kategorisë Superiore akuzohen se janë përfshirë në trukimin e ndeshjes së vlefshme për javën e 36-të të kampionatit të kaluar. Bëhet fjalë për Kukësi-Kastrioti 3-1, e luajtur më 30 maj në fushën asnjanëse të Kamzës.

Pjesa e parë përfundoi 0-1 për krutanët pas golit të Erlis Ymerajt në minutën e 29-të. Ndërsa në 10 minutat e fundit të lojës, Kukësi arriti të shënonte tre gola, dy herë me Rexhinaldon (80’ dhe 90+1’) dhe një herë me Shkurtajn (85’). “Panorama Sport” ka zbuluar dje ekskluzivisht raportin konfidencial që UEFA ka dërguar në institucionin e futbollit shqiptar vetëm 24 orë pas zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Kastrioti 3-1.

Më 1 qershor UEFA përmes sistemit të monitorimit të basteve BFDS, njoftonte FSHF-në se ka prova të qarta se rezultati i ndeshjes është luajtur në baste për qëllime përfitimi. Sikur të mos mjaftonte lënia në fuqi e dënimit me 10 vite të Skënderbeut, tashmë futbolli shqiptar vazhdon të damkoset nga historia e trukimeve. Natyrisht, kjo nuk është e parë që në FSHF vijnë raporte të tilla, sidomos në 10 vitet e fundit, por Komisioni i Etikës nuk ka marrë kurrë vendime konkrete.

RAPORTI KONFIDENCIAL

Por çfarë shkruhet në raportin konfidencial të dërguar nga UEFA dhe BFDS në lidhje me ndeshjen. Gazeta zbulon një pasazh të dokumentit, nga ku sistemi i monitorimit të basteve në Europë dhe Azi ka arritur në konkluzionin se ndeshja ka qenë e trukuar.

“Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara. Provat e basteve treguan se bastexhinjtë kishin njohuri paraprake për dështimin e Kastriotit për të fituar ndeshjen”, thuhet ndër të tjera në raportin e UEFA-s për ndeshjen e luajtur më 30 maj ora 16:00 në stadiumin e Kamzës, ku Kukësi ishte pritës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.