Moska ka rinisur sërish sulmet ndaj Kievit. Më shumë se 30 raketa janë lëshuar në drejtim të Ukrainës.
Presidenti Volodymir Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë sa më parë tanket, si dhe ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë.
Sulmet e Rusisë rifilluan pas ndihmës së dhënë nga Gjermania dhe SHBA. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, furnizimi me armë shihet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt.
Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të dërgojnë 31 tanke të tipit “Abrams” në ndihmë të Ukrainës.