Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bombarduesit rusë mbi Mesdhe, Kremlini i tregon “muskujt” Uashingtonit e Londrës: Mos luani me zjarrin

12:09 / June 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rus 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi të premten pamje të avionëve me kapacitete bërthamore “Tu-22M3” teksa fluturonin mbi detin Mesdhe në kuadër të një stërvitjeje.

Avionët bombardues shoqëroheshin nga avionë të tjerë luftarakë, bëri të ditur ministria në një deklaratë.

Sipas njoftimit, fluturimi ishte pjesë e një stërvitjeje të përbashkët detare dhe ajrore në lindje të Mesdheut, ku Moska vepron në një bazë ajrore në bregun sirian.

Baza Hmeymin u ndërtua në vitin 2015, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në konfliktin sirian.

Po të premten, Moska zyrtare paralajmëroi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të mos luajnë me zjarrin duke dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe deklaroi se do të mbrojë kufijtë e saj me çdo mjet, edhe duke përdorur forcën ushtarake.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se nuk do të ishte e mençur që Londra dhe Uashingtoni të afroheshin në brigjet e Krimesë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

“Pas dështimit epik për të shkaktuar provokime, ne i bëjmë thirrje Pentagonit dhe marinës britanike, që po dërgojnë anijet e tyre në Detin e Zi, të mos luajnë me fatin.

Anija britanike “Defender”, e cila lundroi të mërkurën në ujërat e Krimesë, nuk ishte gjë tjetër veç se një objektiv për ne”, tha gjeneral Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Rusia deklaroi të mërkurën se kishte qëlluar të shtëna paralajmërimi dhe se kishte vendosur bomba në shtegun e anijes britanike, me qëllim për ta dëbuar nga brigjet e Krimesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.