Një bombë e vendosur brenda kondicionerit reaktiv të Yevgeny Prigozhin, është hipoteza e fundit, e formuluar nga e përditshmja ruse “Moskovsky Komsomolets”, mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit privat të kreut të Wagner-it në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.
Kreut të Wangerit do i bëhen sot homazhe në shumë memorialë të Moskës, por mbizotëron heshtja për funeralin dhe varrimin e tij.
Media ruse Telegram pranë shërbimeve të sigurisë, shkruan se ceremonia mund të mbahet me dyer të mbyllura sot më 29 gusht në Shën Petersburg.
Autoritetet po përpiqen që lamtumira e fundit për Prigozhin, të mos kthehet në një ngjarje në mbështetje të mercenarëve dhe për këtë arsye mendohet se do mbahet në mënyrë private.
Asgjë nuk dihet as për varrimin, i cili dyshohet se mund të bëhet një vend adhurimi. Pra, gjithçka mbetet e mbuluar me mister.
