Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bondi paralajmëron qytetarët për sulmet kundër Tesla

22:08 / March 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pam bondi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi njoftoi për akuzat kundër tre personave që dyshohet se kanë hedhur molotov në pronat e Tesla-s, si pjesë e një përpjekjeje mbarëkombëtare të administratës Trump për të arrestuar personat e akuzuar për dhunë kundër kompanisë.

Personat në Oregan, Kolorado dhe Karolinën e Jugut dyshohet se sulmuan makinat Tesla dhe stacionet e karikimit, sipas Departamentit të Drejtësisë, duke shtuar se njëri nga të pandehurit ishte i armatosur me një AR-15 kur u arrestua.

“Le të jetë ky një paralajmërim se nëse i bashkoheni kësaj valë të terrorizmit të brendshëm kundër pronave të Teslës, Departamenti i Drejtësisë do t’ju vendosë pas hekurave”, tha Pam Bondi në një deklaratë.

Departamenti i Drejtësisë nuk përmendi emrat e të pandehurve, të cilët mund të përballen me deri në 30 vite burg.

Policia në gjithë vendin ka hetuar akte të përsëritura vandalizmi dhe sulmesh, duke përfshirë të shtëna me armë zjarri në një ekspozitë të Tesla. Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë pohuar se sulmet janë një përpjekje për të synuar CEO Elon Musk për rolin e tij politik.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI kanë akuzuar të paktën katër persona për krime federale në lidhje me sulmet. Bondi ka thënë se hetuesit po kërkojnë nëse ka prova që sulmet janë të koordinuara.

bondi paralajmerim qytetaret sulmi Tesla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.