Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bonus 250 mijë lekë/muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

20:48 / January 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
777 auto 7887e567 0916 4615 91f7 960a3c37a880 GettyImages 14221480711701672457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në shërbimin spitalor në vend kemi 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale. Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 mijë lekësh. Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor“, raporton media.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin. Çdo vit janë afro 1 mijë vende vakante për punonjës shëndetësie në vend, kryesisht në zonat e thella malore.

“Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale“, sqaron media.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

250 mije bonus leke mjeket rrethe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.