Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bonusi për pensionistët, Shehi: Donacion për gjel deti e ballokume

19:35 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi foli për rritjen e pensioneve. Shehi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se propozimi i kryeministrit Edi Rama për subvencionimin e pensionistëve për Vitin e Ri, është një tallje me ta, pasi duket si një donacion për gjel deti. Ai tha gjithashtu se skema e propozuar nga LZHK, do ta çojë pensionin minimal në 30 mijë lekë të reja dhe do i nxjerrë të moshuarit nga varfëria.

Pjesë nga fjala

Që buxheti i 2025 është më i madh e më i rritur, jemi krenarë për këtë punë. E për këtë arsye unë po ju propozoj këtë, duke marrë shkas edhe donacionin që dëgjova nga kryeministri për pensionistët, për fundvitin. Një lloj donacioni është ky, ky bëhet për gjelin e detit ky i fundvitit.

Pastaj tha do të bëjmë edhe një të pranverës, ai do jetë për ballokumet. Duke i lënë mënjanë këto humore, unë them hajde bëjmë një shportë të madhe subvencioni, e dhimbshme për buxhetin, por e domosdoshme, prej rreth 300 milionësh, për të subvencionuar të gjithë pensionet që janë nga 200 mijë lekë e poshtë. Kjo nuk bëhet ashtu si tha kryeministri.

300 milionë, 160 milionë e nxjerrim duke hequr 10 % nga investimet publike prej 1.6 miliardë. Në buxhetin faktik të vitit 2023 mungonin 160 milionë që nuk ishin investuar. E njëjta gjë edhe këtë vit, i marrim 160 milionë. 55 milionë i ka parashikuar vetë qeveria te buxheti, 16 milionë për indeksim, 35 bilionë për bonusin e fundvitit. 90 milionë po i marrim borxh në tregun e brendshëm dhe ja ku u bë një shportë 300 milionëshe. Kjo do të jetë për një dekadë. Çdo vit kjo shportë do zvogëlohet me 10 %.

Vetëm kështu do të shpëtojmë nga mizerja, nga mbijetesa për bukë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë. E kemi për detyrë ta bëjmë këtë. Nuk ka nevojë për skema të tjera pensionesh. Kush thotë do rregullojmë skemën, është një gënjeshtër të madhe, sepse skema nuk nxjerr asgjë. Ia kam dorëzuar edhe Komisionit të Ekonomisë këtë propozim. Buxhetin nuk mund ta marrin vetëm koncesionarët, por edhe qytetarët.

Dashamir Shehi Edi Rama pesnioniste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.