Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, vendim i cili u mor pas karantinës dhe testit që çifti kaloi në atë periudhë. Duhet thënë se karantina ishte një testim për çdo marrëdhënie të re.
Ata nuk na i kursyen në rrjete sociale momentet e ëmbla me njëri-tjetrin, duke ndarë vazhdimisht foto e video nga pushimet së bashku dhe jo vetëm.
Por së fundmi një gjë e çuditshme është duke ndodhur, pasi si Bora dhe Donaldi, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Dhe jo vetëm kaq, por ata kanë fshirë edhe fotot. Nuk e dimë nëse kjo është një zënkë e momentit e çiftit apo janë ndarë përfundimisht, por le të presim prononcimin e palëve.