Në dhjetor të vitit që kaloi, moderatorja Bora Zemani hoqi dorë nga flokët e zinj dhe menduam se look-u i ri do të zgjaste disa kohë.
Ajo i ktheu flokët në ngjyrë çokollatë e më tej në nuanca të bjondes dhe dukej se po e pëlqente goxha pamjen e re.

Mirëpo, pa kaluar 2 muaj Bora vendosi t’i kthehej sërish look-ut të vjetër.
Në postimet e saj në InstaStory, moderatorja tregoi se po bënte sërish ndryshime në pamje, ndërsa më vonë zbuloi edhe ngjyrën e flokëve.
