Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, pasi konkurrentët do të vallëzojnë nën tingujt e këngëve të tij.
Në nisje të emisionit teksa po fliste për planet e tij, përpos albumit moderatorja Bora Zemani zbuloi jo rastësisht një detaj që lidhet me një projekt të dashur për të.
Kolona zanore e filmit të saj me Donald Veshajn, “5 herë jo”, është e krijuar nga vetë Albani.