Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bora Zemanit i jepet një tjetër emision, këtë herë ai i dedikohet modës

19:12 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një javë më parë u zbulua se Bora Zemanit i ishte besuar një tjetër program televiziv nga platforma digjitale ‘Tring’. Moderatorja publikoi në rrjete sociale një poster në të cilin ajo shfaqej brenda një skice dizanji shoqëruar me shkrimin “Mendo si do më vishje”. Bora nuk tregoi asnjë detaj më tepër në lidhje me emision, por së fundmi është zbuluar formati i tij.

Programi që Zemani do të drejtojë do të vijë në formën e një ‘reality shoë’, ku 10 stilistë të rinj do të garojnë me njëri-tjetrin për të prezantuar veshje unike të krijuara prej tyre. “Albanian Designer Competition” do të jetë një emision që do të ketë si qëllim të zbulojë talentet e reja në fushën e modës dhe t’i japë njërit prej stilistëve mundësinë për t’u bërë akoma më i njohur në industrinë e modës. Në këtë kompeticion një rol tepër të rëndësishëm do të ketë stilisti i mirënjohur, Ardi Asllani, i cili do të jetë mentori i 10 konkurrentëve që do të marrin pjesë në program.

Stilistët e rinj do të krijojnë çdo javë nga një veshje sipas tematikave të përcaktuara nga produksioni dhe pas prezantimit të tyre do të ketë një eleminim. Në finalen e kompeticionit do të ketë një sfilatë, në të cilën tre finalistët e “Albanian Designer Competition” do të shfaqin një koleksion të tyre dhe ai që do të shpallet fitues do të ketë mbështetjen e produksionit për nisjen e rrugëtimit profesional. Ky kompetcion është i pari në llojin e vet në Shqipëri, prandaj është e sigurt se do të na mbajë të gjithëve të mbërthyer pas ekranit.

https://www.instagram.com/p/B2zaTeMDaIA/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Bora Zemanit modes tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.