Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bordi i Paqes nuk është Bordi i Gazës”/ Ministri Vengu përplaset me gazetarin Koka: Çfarë tha Rama në emër të Kosovës?

22:43 / February 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vengu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama përfaqësoi Shqipërinë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington.

Gazetari Bledar Koka tha në “Top Story” se Rama po e përdor takimin e tij me Trump për të vendosur fatin e tij politik.

Nga ana tjetër, ministri Pirro Vengu u shpreh se Rama, në fjalën e tij, përfaqësoi përveç Shqipërisë, ashtu edhe Kosovën, me deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Hagës sa i përket gjyqit për ish-krerët e UÇK-së.

Pjesë nga debati-

Iljazaj: Mos na trego ne politikën shqiptare se si e përdor marrëdhëniet me SHBA-në. Politika shqiptare gjithmonë i ka përdorur. Patjetër që Rama po e përdor. Opozita ka tre vite që e përdor Trumpin.

Koka: Për çfarë po e përdor? Sepse nëse fati politik i Edi Ramës është më i rëndësishëm se i gjithë fati i Shqipërisë, atëherë ky është problem më i madh. Pyetja është, vajtja e Ramës dhe shtrëngimi i duarve dhe ato 47 sekondat me Osmanin dhe Trumpin do ta frenojnë punën e SPAK-ut apo do ta nxisë?

Iljazaj: Nga pyetja e fundit shkove te e para.

Vengu: Ato sekonda, shërbyen për të vendosur në tryezën e Bordit të Paqes çështjen e asaj paturpësie që po ndodh në Hagë, e cila është një çështje kombëtare.

Koka: Më fal, edhe si e zgjidhim ne këtë? Asnjë nuk ngriti çështje personale aty.

Vengu: Bordi i Paqes është ndërtuar në këtë lloj mënyre, një mekanizëm fleksibël. Mos e neglizhoni faktin që Shqipëria dhe Kosova janë aty. Bordi i Paqes nuk është Bordi i Gazës. Ka nisur me Gazën, por synimi është rikthimi i paqes edhe në vende të tjera. Ju thoni që Bordi i Paqes shërben për çështjet e drejtësisë.

Koka: Mendon se ishte i sinqertë Rama në të gjithë fjalimin e tij? A është për ndonjë gjë të sinqertë ky njeri? Kryeministri nuk është vetëm politikan, është edhe një lider, është edhe një burrë shtetit.

Vengu: Ai foli në emër të Kosovës, në emër të Shqipërisë.

Koka: Pse, çfarë tha në emër të Kosovës?

Amerike bordi gaza pirro vengu Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.