Kryeministri britanik Boris Johnson, për herë të parë pas daljes së tij nga spitali pas infektimit me COVID-19, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media në të cilën falënderon stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Spitalin St Thomas për trajtimin e tij në njësinë e kujdesit intensiv.
“Nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Unë u kam borxh atyre jetën time”, tha Johnson, sipas Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar.
Johnson u testua fillimisht pozitiv me koronavirus në 27 Mars dhe u lirua nga kujdesi intensiv të enjten.