Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se bazuar nga të dhënat e para thuhet se varianti “Omicron” është më i transmetueshëm se Delta.
Zëdhënësi i tij shtoi se është herët për të dalë në përfundime. Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid, u tha deputetëve të hënën se rastet e Omicron në njerëz pa ndonjë histori udhëtimi janë konfirmuar në MB, që do të thotë se tani po transmetohet brenda komunitetit.
Që nga e hëna, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 336 raste me variantin Omicron të koronavirusit në Britani të Madhe.