Eskorta e Boris Johnson është përfshirë në një aksident automobilistik pak minuta më parë, pasi u shenjestrua nga një protestues.
Ky i fundit i doli para eskortës, duke bërë që motori që udhëhiqte makinat, të frenonte me shpejtësi. Si pasojë, makina goditi motorin, por pa asnjë dëm në njerëz.
Automjetet u larguan menjëherë pas ngjarjes, ndërsa makina e eskortës pësoi disa dëme.
