Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Borrell: BE-ja e sheh Ballkanin Perëndimor jo si oborrin e saj, por si pjesë të gjeografisë

08:48 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
163005965 e5ece551 57e1 4cad ba67 54a47f457c54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u takua me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në darkën jozyrtare të organizuar nga Borrell morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Në takim u diskutuan ndikimet rajonale dhe globale të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Rusia dëshiron të shfrytëzojë dobësitë tona dhe të rajonit. Ne duhet të punojmë së bashku për të mos lejuar Rusinë t’i përdorë ato”, tha shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell deklaroi se BE-ja e sheh Ballkanin Perëndimor jo si oborrin e saj, por si pjesë të gjeografisë së saj.

“Ne duhet të veprojmë së bashku kundër veprimeve shkatërruese të Rusisë në rajon, qofshin këto dezinformata apo sulme kibernetike. Jam i kënaqur që shumica e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor qëndrojnë në anën e njëjtë me BE-në që nga dita e parë e reagimit ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë”, tha Borrell.

Borrell tha se çështja e Ballkanit Perëndimor do të diskutohet në detaje gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet më 16 maj, ndërsa shtoi se në takim do të ftojë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit./ ATA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.