Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Borrell: Pati hapa të rëndësishëm për Asociacionin, por palët kanë ende qëndrime të ndryshme

23:06 / May 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borrell 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbajtur sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Ai ka deklaruar se në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, ndërsa ka shtuar se arritja e dakordimit në lidhje me marrëveshjen për të zhdukurit e luftës nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha Borrel.

Ai evidentoi gjithashtu edhe faktin që palët kanë bërë përparim të dukshëm në çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me këtë çështje sot nuk ka pasur një dakordim.

“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë.Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka ndryshe. Por edhe nëse nuk dakordohen, ata kanë rënë që të fillojnë negocimin”, tha Borrell i cili shtoi se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshëm për kompromise.

Mes të tjerash, zyrtari i lartë i BE foli edhe në lidhje me situatë në veri të Kosovës pas zgjedhjeve, situatë e cila sipas tij mund të përshkallëzohet.

“Shpreha pakënaqësinë e madhe sa i përket gjendjes në veri pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të pjesëmarrjes së votuesve. Duke marrë parasysh këtë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate. Ndoshta e kundërta, kanë potencial që të çojnë drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo nuk është ajo që duam. Kam inkurajuar palët të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, tha Borrell.

Ai ka theksuar se do të fillojnë diskutimet që të shmanget përshkallëzimi që mund të çojë në krizë.

“Veprime konkrete nga të dyja palët janë të domosdoshme për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit por fatkeqësisht liderët nuk arritën dakordim sot dhe kam frikë që do të mund të ballafaqohemi me ndonjë situatë kritike. Bisedimet duhet të vazhdojnë”, përfundoi ai.

asociacioni BE Josep Borrell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.