Borxhet e ujësjellësit kanë nxjerrë në pah një tjetër përplasje mes bashkisë së Vlorës dhe këshillit bashkiak.
Këshilli Bashkiak i Vlorës në një mbledhje jashtë radhe, i ka kërkuar Lelit nisjen e procesit të rajonalizimit edhe për Bashkinë e Vlorës.
Vetë Leli i cili i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak për të mos miratuar këtë projekt vendim.
Kryetari i bashkisë ka thënë se vendimi i paraqitur nga këshilltarët bashkiakë nuk është parashikuar as në vendimin e Këshillit të Ministrave për rajonalizimin e ujësjellësve.
Megjithatë, edhe kjo letër nuk i ka ndaluar këshilltarët ta miratojnë këtë vendim dhe kërkojnë një tryezë negocimi me Ministrinë e Infrastrukturës.