Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe figuron pronare 100% e një tjetër kompanie

15:21 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merita Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi u përdor si përfaqësuese ligjore e Kompanisë që ndërvepronte me inceneratorin e Tiranës Elvis-07, Merita Hajdari figuron pronare e 100% e aksioneve të kompanisë ELJADI shpk, që merret me përpunimin inerteve.

Kompania është themeluar në 2010 dhe ka si qendër Fushë-kuqen në Laç, në gusht të 2016 kjo kompani ka aplikuar në QKR për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që disa muaj më pas në janar të 2017, kompania e pezulluar i është shitur për 100 mijë lekë Merita Hajdarit.

Kjo e fundit mohoi kategorikisht për News24 përfshirjen në këtë transaksion, ndërkohë që dokumentet e administruar në Qendrën kombëtare të biznesit përmbajnë gjeneralitetet e saj, numrin personal dhe kartën e identitetit.

Edhe pse emri i kompanisë ELJADI shpk nuk ka dalë ende e lidhur me skemën e inceneratorëve, por dyshimet për përfshirje në skema mashtrimi dhe evazioni fiskal janë të forta.

Sesi ka përfunduar Merita Hajdari aksionere dhe administratore e një kompanie, ndërkohë që vazhdon të mbledhë kanoçe dhe të bëjë punë krahu nëpër Tiranë, mbetet për t’u zbuluar nga autoritetet.

Po ashtu, mbetet për t’u zbuluar nëse identiteti i Merita Hajdarit është përdorur nga të njëjtët persona, si në rastin kur firmoste për llogari të Gjyste Serrmit, ashtu dhe kur është bërë pronare e një kompanie inertesh./BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.