Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bota arabe ‘presion” Blinken-it për t’i kërkuar Izraelit armëpushim

15:15 / November 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GAZA 1697024035 675x450 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria Izraelite beri me dije mëngjesin së dielës se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare kanë goditur “më shumë se 2,500 objektiva terroriste” që nga fillimi i operacioneve në Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i mbrojtjes Gallant në një konferencë për shtyp në Tel Aviv tha se Izraeli u kishte dhënë një “goditje të fortë” brigadave të Hamasit dhe ka shkatërruar infrastrukturën kritike ushtarake, duke përfshirë qendrat e komunikimit të Hamasit, bunkerët dhe rrjetet e tuneleve. Ministri Gallant tha se Izraeli ka vrarë 12 komandantë të Hamasit.

“Ne do u afrohemi të gjithëve duke filluar nga komandantet deri tek terroristet ne terren. Do gjejmë edhe Jahja Sinwar, liderin e Hamasit dhe do e vrasim atë“. tha ministri i Mbrojtjes gjatë konferencës për shtyp.

Gjatë natës, trupat izraelite thanë se bombarduan një kompleks ushtarak të Hamasit me avionë luftarakë.

Zëdhënës i IDF gjeneral brigade Daniel Hagari tha se poshtë kampit te refugjateve kishte “qendra komandimi dhe kontrolli, poste vëzhgimi dhe infrastrukturë e posaçme që përdorej nga terroristet e Hamasit”. Raportohet se ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza ku të paktën 38 palestineze mbeten te vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosen sipas të dhënave të fundit ministrisë së Shëndetësisë se Gazës te kontrolluar nga grupi militant Hamas.

Sakaq Shtetet Arabe janë shumë të shqetësuara nga rreziku i përhapjes së konfliktit në rajonin e tyre.Ministrat e Jashtëm te Katarit, Arabia Saudite, Egjiptit, Jordanisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u takuan të shtunën në Aman me Sekretarin e Shtetit amerikan Antony Blinken dhe i kërkuan Uashingtonit të bindë Izraelin për armëpushim.

Pavarësisht presionit nga homologet e tij, Por Blinken hodhi poshtë idenë e një armëpushimi te plote e te menjëhershëm, pasi kjo sipas tij do ndihmonte vetëm Hamasin. Blinken tha se armëpushimi do i jepte hapësirë grupit islamik palestinez të riorganizohet për të sulmuar përsëri me fuqishëm. Blinken nga ana e tij u përpoq të bind Izraelin të pranojë pauza të përkohshme humanitare, por kërkesa u hodh poshtë nga kryeministri izraelit Netanyahu në Tel Aviv.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.