Bota e futbollit është në zi. Futbollisti i skuadrës franceze të Guingampit, Nathanael Julan është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lojtari 23-vjeçar sapo ka lënë stërvitjen, është larguar nga qendra stërvitore dhe ka bërë aksident, i cili rezultoi fatal. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, të ditës së sotme
Ishte klubi francez që njoftoi këtë lajm të hidhur dhe ka shprehur ngushëllimet familjes. Sulmuesi kishte zhvilluar tre sfida këtë sezon dhe shënoi tre gola.