Në “Mes Nesh” me shkrimtaren Valbona Xhepi, eksploruaruam botën e saj krijuese dhe frymëzimin që qëndron pas poezive dhe shkrimeve të saj.
Ajo ndau me ne se si nisi të shkruajë, çfarë e motivon dhe se si përvojën personale e shpreh përmes poezisë dhe shkrimeve.
Shkrimtarja Valbona Xhepi tregon se si e gjeti veten te poezia dhe shkrimet, duke u mbështetur në përvojën dhe përjetimet personale.
“Fëmijëria ime nuk ka qenë aq e lehtë, për shkak të dy faktorëve që ma bënë më të vështirë, dhe këta ishin pikërisht varfëria dhe bullizmi. Duke qenë e nxitur nga këto dy faktorë që në moshë të hershme, kjo më bëri mua që të nxitem dhe të shkruaj poezi. Kjo është pikërisht ura lidhëse midis meje dhe poezisë, duke e përdorur atë si një mjet për ta cliruar të gjithë atë barrën që unë kisha nga këto dy faktorë…”, shprehet Valbona.
Shkrimet i nisi që kur ishte nxënëse, Valbona Xhepi tregon eksperiencën e saj nga shkrimet e para deri në botimin e dy librave me poezi dhe prozë
“Shkrimet e mia në fakt kanë nisur që në vegjëli, që në shkollën fillore dhe këtë ma kanë vënë në dukje edhe shumë mësues dhe shumë persona që më rrethonin duke nisur nga familja, mësuesit, të afërmit e mi që Valbona ti ke talent, duhet të vazhdosh dicka, dhe unë në fakt e kam vazhduar të të shkruarit deri në shkollën 9-vjecare dhe më pas mblodha koleksionin tim të poezive dhe arrita ti botoja…”, thekson Valbona.
Ajo gjithashtu tregon se poezia për të është një mjet që mendon se këtë botë të egër e bën më të butë dhe ndoshta më të bukur..
Intervista e plotë më poshtë: