Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Bota në “luftë” me Covid-19/ Presidenti i kompanisë farmaceutike premton vaksinën kundër Covid-19: Do jetë gati deri në fund të vitit, kushton 2.5 euro

21:25 / July 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universiteti i Oksfordit tashmë ka njoftuar se po punon për një vaksinë kundër  Covid-19, madje ditët e fundit ka bërë me dije se në provat e para vaksina ka dhënë rezultate pozitive. 

Kompania farmaceutike AstraZeneca planifikon të lëshojë vaksinën kundër koronavirusit në treg deri në fund të vitit, e cila, siç njoftoi presidenti i kompanisë Pascal Soriot, do të kushtojë 2.5 euro.

Soriot ka thënë për mediat e huaja se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve.

AstraZeneca shpreson që vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, do të prodhohet deri në fund të vitit 2020, dhe sipas tij mund të jetë gati edhe më herët se fundi i vitit nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Kujtojmë se të hënën u njoftua se vaksina e AstraZeneca kishte dhënë rezultate pozitive në dy fazat e para të testimit, dhe po kontribuonte në prodhimin e antitrupave, si dhe imunizimin kundër COVID-19.

Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë, dhe nëse është i suksesshëm, atëherë vaksina mund të prodhohet në masë dhe të lëshohet në treg. Teksa në studim janë përfshirë 1,077 njerëz, u tregua se pas vaksinimit  ata prodhuan antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

Zbulimi mban premtime të mëdha, por është shumë herët për të thënë nëse është e mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër sëmundjes.

Vaksina ChAdOx1 nCoV-19 u zhvillua në një kohë të paparë. Përbëhet nga një virus i edukuar gjenetikisht, i cili normalisht shkakton ftohjen e zakonshme në shimpanze.    Ndërkohë kujtojmë se qeveria britanike tashmë ka porositur më shumë se 100 milion doza.

2.5 euro farmaceutike vaksinen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.