Përpara ndeshjes së Brazilit kundër Koresë së Jugut, Pele u dërgoi urime nga spitali i Sao Paulos lojtarëve të Seleção për kualifikimin në 8 të Kupës së Botës në Katar.
Brazilianët luajtën për Mbretin Pele, i cili në moshën 82-vjeçare po lufton për jetën e tij dhe pas ndeshjes me iniciativën e Neymar ngritën një pankartë me foton e tij brenda stadiumit dhe ia kushtuan fitoren.
Bota e futbollit dhe veçanërisht brazilianët po luten për shëndetin e Peles.