Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Botërori 2026/ Norvegjia me “një këmbë” në fazën finale, Hungaria shtyn festën e Portugalisë

20:41 / November 13, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
norvegjia Capture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kupa e Botës 2026 zhvilloi disa nga ndeshjet e fazës kualifikuese në grupet përkatëse. Në Grupin I, Norvegjia fitoi 4-1 kundër Estonisë. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe u duke se vendasit do e kishin të vështirë, por Sorloth me dopietë në minutat 50-të dhe 52 qetësoi Norvegjinë. Më pas Haaland gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën në minutat 56-të dhe 62, ndërsa Saarma shënoi golin e nderit për estonezët.

Po për këtë grup, sot në orën 20:45 luhet Moldavi – Itali. “Të Kaltrit” duan me patjetër fitoren, por e kanë siguruar një muaj më parë të paktën play-off. Ndeshja e fundit pas tre ditëve do jetë ajo mes Italisë dhe Norvegjisë, por italianët duhet të fitojnë me 19 gola diferencë për t’i marrë kreun Norvegjisë. Pra, vetëm matematika e lë jashtë Haalandin nga Kupa e Botës 2026.

Në Grupin F, Hungaria fitoi 0-1 në udhëtim kundër Armenisë me golin e Varga në minutën e 33-të. Në 20:45 Portugalia luan në Irlandë dhe një sukses i ‘Luzitanëve’ do të thoshte zyrtarisht pjesëmarrje në Kupën e Botës për Cristiano Ronaldon.

Rezultatet e sotme, 18:00:

Armeni 0-1 Hungari

Azerbajxhan 0-2 Islandë

Norvegji 4-1 Estoni

Boterori 2026 fazen finale Hungaria Norvegjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.