Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bozdo: Në 11 korrik u kërkua qeveri teknike, jo rrëzimi i Ramës. Shqipëria është më rëndë sesa ngjarja e Trump

17:48 / July 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bozdo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se protesta e 11 korrikut, është e para ku u kërkua jo rrëzimi i Edi Ramës, pasi ai rrëzohet në zgjedhje, por një qeveri teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

”Duhet të kërkojmë këtë me gjithçka, nuk besoj se kjo do të arrihet me një protestë. Pse fqinjët tanë maqedonas e kanë zgjidhur këtë në mënyrë permanente, atëherë pse nuk arrihet këtu? Ne e kërkojmë këtë pasi Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve. Ne po kërkojmë standardet zgjedhore. Ne kemi në dorë të kërkojmë qeveri teknike, unë besoj se do të realizohet dhe nuk mendoj se këto zgjedhje do të vidhen. Duhet të vijojmë takimet me qytetarët, grupi parlamentar të intensifikojë takimet, të përdorim çdo rrugë dhe mjet që kemi në dorë”, tha Bozdo.

Duke bërë një paralelizëm mes situatës në SHBA dhe asaj në Shqipëri, Bozdo u shpreh se këtu situata është edhe më e rëndë. ”E dini ju që në Shqipëri ka njerëz që nuk shkojnë dot në protesta sepse kanë frikë se i heqin nga puna. Kjo është kthyer në një rul që shtyp shoqërinë shqiptare. Gjithçka që po ndodh këtu është një frymë, ku lideri i opozitës burgoset pa prova dhe fakte”, tha Bozdo. Sipas tij, direktiva dhe urrjetja në Shqipëri vjen nga sipër, kjo është e tmerrshme. “Ky vend është shqyer mjaftueshëm, kur ajo që ndodhi ndaj Trump ishte e tmerrshme, çfarë mund të ndodhë në Shqipëri”, tha ai.

Enno Bozdo PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”/ Rama kritika ambientalistëve: Shpendët deri dje vriteshin për qejf me çifte…

19:50 / June 8, 2026

Vrasja në Kamëz/ Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Identifikohet autori

12:30 / June 8, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

12:25 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.