Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

BQE ngre alarmin për Eurozonën: Energjia e shtrenjtuar po peshon gjashtë herë më shumë për familjet e varfra

10:02 / April 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20220426 091017 Chrome 768x1116 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e çmimeve të energjisë godet më fort familjet më të varfra të Europës dhe i detyron ato të përdorin kursimet e tyre për të përballuar kostot në rritje.

Ky është alarmi i Bankës Qendrore Evropiane në buletinin e saj më të fundit ku analizohet rritja e cmimit të energjisë.

“Familjet marrin nga kursimet e tyre për të zbutur ndikimin që çmimet e larta të energjisë kanë në konsum”, shpjegon BQE, teksa vlerësohet se energjia më e shtrenjtë peshon deri në gjashtë herë më shumë për familjet e varfra.

“Provat empirike konfirmojnë se familjet po ulin ndjeshëm nivelin e tyre të kursimeve për të përballuar rritjen dhe shpenzimet e energjisë. Natyrisht, ndikimi nuk është i njëjtë për të gjithë. Me të njëjten rritje absolute të shpenzimeve për energjinë, masa e uljes së kursimeve mund të arrijë në pesë ose gjashtë herë me e madhe për familjet më të varfra. Kur shpenzimet për energji rriten, familjet reduktojnë blerjet e tyre të mallrave dhe shërbimeve thelbësore”, vlerëson BQE.

Teksa e gjithë Europa po përballet prej muash me inflacionin e lartë dhe miliona familje janë vënë në vështirësi për të përballuar faturat e larta, në Shqipëri qeveria ka vendosur një mburojë financiare për 768 mijë familje rezidente dhe 95 mijë biznese te vogla, të cilët sot paguajnë energjinë me të njejtin çmim si para krizës energjetike.

Qeveria Shqiptare ka premtuar se do të vijojë të mbrojë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit përmes Paketës së Rezistencës Sociale e cila siguron 28 miliardë lekë financim për mburojën financiare të çmimit. https://www.repubblica.it/economia/2022/04/25/news/inflazione_lallarme_bce_le_famiglie_attingono_ai_risparmi_per_attutire_i_rincari_dei_prezzi_dellenergia-346839016/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.