Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Braçe i ashpër me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare: Kontrolloni pastrimin e parave

12:30 / May 10, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace 690x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS, Erion Braçe ka shprehur kritikat e tij ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Financës. Ai tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se abuzimet janë të shumta, sidomos në pastrimin e parave.

Ai kërkoi nga autoriteti dhe konkretisht drejtuesi Ervin Mete të shikojnë nga afër problematikën. Gjithashtu, kërkesa e fundit e Braçes ndaj punonjësve të këtij autoriteti, ishte që të “vetëpërmbahen”.

“Dëmet e pa paguara kanë qenë 1.13 mld lekë. Dëmet në raportimin e vitit 2018 kanë qenë 1.13 mld lekë. Në vitin 2019, kanë qenë 998 mln lekë. Në këtë raportim për vitin 2021, keni deklaruar 1 mld. Imagjinoni nga vitit 2018 dhe në fund të 2021, është thuajse i njëjti borxh që qarkullon. Kur ju me të drejtë deklaroni shifra, 63% në rritje. Deklaroni rezultat financiar pozitiv, e kështu me radhë, nuk arrij të kuptoj pse nuk zërohet ky? Edhe në kërkojmë ndihmë për të kuptuar. E para borxhi duhet të jetë transparent dhe së dyti të paguhet. Në shumë raste mund të jenë njerëz që e kanë pësuar fizikisht, kryesisht në aksidentet rrugore.

Shqetësimi vjen nga njerëzit. Ku do i marrin paratë qytetarët? Kur bëhet fjalë për aktivitet të paligjshëm e kam të vështirë të pranoj që ata të bëjnë pas. Unë merrem vetëm me tregun që është legal, i ligjshëm dhe ka marrë një licencë. Por kur ky treg është thuajse zero, nuk është paraqitur askush, ndërkohë që tregu i zi ka marrë përmasa është bërë i madh dhe e prin paraja e krimit të organizuar, natyrisht që duhet të përbëjë shqetësim për çdo institucion. Janë shumë mbrapa, si policia e shtetit edhe ajo kriminale. Ky është shqetësimi që unë kam. Ju si institucion që mbikëqyrni fushën, të mos bëjmë sikur se dimë që ky treg nuk ekziston. Ai është aktiviteti 1 për pastrimin e parave. A i hetoni këta kompani që fenomeni të goditet? Kemi bërë njëherë pas të rëndësishëm ne në vitin ’95 dhe ’96.

Tregu mori fund Shqipëria, vajti nën dhe u deshën kaq vite të ngrihej. Duhet të jeni aktiv te licencimi, sepse prandaj është bërë ligji. Policia vihet në lëvizje përmes kallëzimit dhe informacionit. Më bëri përshtypje nga treguesit që thatë, gjithmonë i referoheni kemi në hetim njërën, e tjerë me radhë. Njëra s’është më e vogël, është i madh. Është bërë aq e madhe saqë merr kurajon të prekë aktivët e kompanisë së saj për prona të paluajtshme. Duhet ta mbikëqyrni ju më pas. Janë depozita pa afat. Kuptoni ç’a kurajo kanë marrë kompanitë. Ata kapërcejnë ligjin, limitet dhe bëjnë ç’a të duan. Me vendimin tuaj janë bërë ato. Shpresoj të jetë paguar gjoba e vendosur. Ka disa që kapërcejnë edhe limitin, e bëjnë c’të duan. Madje blejnë dhe banka. Unë shpresoj shumë të ketë paguar gjobën që i keni vendosur. Ka përmirësim shumë të ndjeshëm pasi blu pasuritë e pa tundshme. Kërkoj që autoriteti të jetë një barrierë e pa kapërcyeshme e këtyre akteve, pavarësisht impaktit që ka në treg, pavarësisht impaktit publik që ka, bamirësive që bën dhe pavarësisht Ferrarit që vjen vërdallë nëpër Tiranë si shpenzim i njohur brenda kompanisë.

Qeveritare, çado qoftë, sepse të gjithë i puthin dorën se kanë nevojë për bamirësi. Këtë e kam thënë edhe në vitin 2018. Natyrisht që kemi bërë shumë mirë edhe me insistimin e autoritetit të kohës që kemi hequr tavanet për rrogat apo shpenzimet për rrogat e autoritetit. Ajo që unë kërkoj, është të përmbahuni. Rroga e ministrit, deputetit, nuk janë dysheme, tavan, i neglizhueshëm. Që në momentin që ne liruam tavanin e rrogave ato erdhën duke u ngritur. Rroga e një ministri dhe deputeti s’janë për t’u neglizhuar”, tha Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.